Shehid Mutahari mbi sundimin e Jurisprudencës Islame [Velajati Fakih] - Farsi sub Albainian
Description:Profesori i martirizuar, Shehid Murteda Mutahhari u lind më 1920 në Feriman, qytet në krahinën iraniane
verilindore të...
Read...
verilindore të Horasanit. Babai i tij, i ndjeri Shejh Muhammed Husein Mutahhari, qe një njeri i përkryer,
që kishte frikë nga All-llahu xh.sh. e për këtë arsye nderohej nga të gjitha shtresat shoqërore të Horasanit,
si edhe të pjesëve të tjera të vendit.
Autori ynë i filloi mësimet e para në Mektebin Hane (shkollë tradicionale fillore) në qytetin Feriman. Që
në fëmijërinë e hershme, ai tregoi një talent mahnitës dhe një dashuri të thellë për dije. Shfaqi një zgjuarsi
dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për ta kuptuar sa më thellë teologjinë islame. Në vitin 1932, kur
ishte dymbëdhjetë vjeç, u shpërngul në qytetin e shenjtë të Meshhedit, ku filloi studimin e shkencave
paraprake fillestare islame. Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare udhëtoi për në Kom, ku me dashurinë e
zjarrtë në shpirt për studimet islame, përfitoi mjaft nga prania e njerëzve të ditur dhe ulemave, si Sejjid
Muhammed Muhakkik, Sejjid Muhammed Huxhxhet dhe Ajatull-llah-es-Sadr (paqja e All-llahut qoftë
mbi të gjithë ata). Më 1940 filloi të studiojë mësimet shumë të përparuara të figurës së madhe, të cilën ai
e quan \"figura ime e humbur\". Ky \"shpirt hyjnor, qiellor\", siç e quante ai, ishte udhëheqësi i Lëvizjes
Revolucionare Islame të sapokonceptuar - Imam Homeini.
Mutahhari gjeti, gjithashtu, lumturi në shoqërinë me Ajatull-llah Buruxherdiun dhe dishepull i të cilit qe
që nga viti 1944 e deri pothuajse më 1952. Më 1950, ai nisi punën për njohjen e filozofisë së Ibn Sinasë
(Aisenës), duke ndjekur klasën që mësohej nga Sejjid Muhammed Husein Tabatabai, mjeshtri më i
dëgjuar i filozofisë në Kom. Më vonë, Mutahhari shkroi një koment të rëndësishëm për veprën
pesëvëllimëshe të nxënësit të tij \"Parimet e filozofisë\" (Usûl-ul-felsefeti).
Më 1952 Mutahhari e ndërroi vendbanimin e tij, shkoi në Teheran. Që nga kjo kohë e më tej, ai punoi
shumë, si në dhënien e leksioneve për publikun dhe qendrat intelektuale, ashtu edhe në shkrimin e një
numri shumë të madh librash dhe pamfletesh. Në të dyja këto fusha, u përpoq të ndriçonte këndet e
panjohura të mendimit islam dhe të ngrente lart flamurin e gjykimit të pastër islam, kundër kërcënimit të
pikëpamjeve materialiste që përhapeshin ndër të rinjtë e Iranit. Ai bëri xhihad, nganjëherë, si profesor i
jashtëm në Shkollën e Teologjisë të Universitetit të Teheranit, nganjëherë, si lektor publik në xhamitë dhe
husejnijet (qendra fetare) deri në kulmin e Revolucionit Islamik. Pas fitores së Revolucionit, më 11
shkurt 1979 e, madje edhe më parë, ai qe anëtar i Këshillit të Revolucionit Islamik, duke vijuar luftën në
rrugën e All-llahut dhe të popullit me tërë çiltërsinë. Martirizimi (Shehadeti) i tij nga një grup
pseudoislamik ndodhi më 15 maj 1979, kur ai po dilte natën nga një sesion i zjarrtë i Këshillit
Revolucionar.
Disa nga librat e Mutahharit janë:
1. Arsyet për përqafimin e materializmit
2. Sistemi i të drejtave të grave në fenë islame
3. Forcat tërheqëse dhe shtytëse të Aliut
4. Hyrje në mendimin botëror për fenë islame (shtatë vëllime)
5. Njohje e shkencave islame (tri vëllime)
6. Njeriu dhe providenca (kaderi)
7. Ndihma Hyjnore për jetën e njeriut
8. Martiri (Shehidi)
9. Etika seksuale në Islam dhe në Botën Perëndimore
10. Një kërkim në Nehxhul Belaga
Description:
Profesori i martirizuar, Shehid Murteda Mutahhari u lind më 1920 në Feriman, qytet në krahinën iranianeverilindore të Horasanit. Babai i tij, i ndjeri Shejh Muhammed Husein Mutahhari, qe një njeri i përkryer,