Traktati i të drejtave (Haxhi) - Imam Zejn el Abidin a.s. (Arabic sub Albanian)
Traktati per te drejtat e gjitha qenieve e shkruar nga Imam Zejn el Abidini a.s., Imami i 4 nga shtepia e Ehlibejtit a.s., djali i Imam Hysejnit a.s., eshte traktati i pare i shkruar mbi drejtat jo...
Traktati per te drejtat e gjitha qenieve e shkruar nga Imam Zejn el Abidini a.s., Imami i 4 nga shtepia e Ehlibejtit a.s., djali i Imam Hysejnit a.s., eshte traktati i pare i shkruar mbi drejtat jo vetem njerezore por mbi drejtat e gjithe krijesave te Allahut xh.sh..
Kete traktat mund ta gjeni te perkthyer ne gjuhen shqipe ne permbledhjen e lutjeve te Imam Zejn el Abidinit a.s. "Sahife Sexhadije" e botuar nga shoqata "Ehlibejti a.s." ne Prizren.
Projekti eshte realizuar nga Ahlulbayt.tv
More...
Description:

Melodia e Mukhtarit - Mokhtarnameh [ Albanian]
El-Muhtar es Sakafi ose Hakmarrësi i Hysejnit (a), ka lindur në Ta'if, Provinca në Mekë, në Arabinë Saudite në 622 er, viti 1 H, viti kur profeti filloi Migracionin në Medinë....
El-Muhtar es Sakafi ose Hakmarrësi i Hysejnit (a), ka lindur në Ta'if, Provinca në Mekë, në Arabinë Saudite në 622 er, viti 1 H, viti kur profeti filloi Migracionin në Medinë. Gjatë Kalifatit të Umerit ai shkoi në Medine së bashku me babain e tij . Ai ishte bir i një dëshmori në betejën e Javmul Haxher, dhe u rrit në Medine, përgjatë se ai ishte nën sundimin e Muhamedit (s).
Kur Jezid I, i treti Kalif umajad, mori pushtetin në 683, një numër i madh i myslimanëve ishin të pakënaqur me qeverinë e tij dh e shihnin si uzurpatorë i të drejtave dhe si sundues tiran.
Kryengritje e cila shpërtheu në 686 er u mbështet nga fraksioni Shiit i myslimanëve. El-Muhtar ka udhëhequr
rebelimin, i cili ishte nisur nga Kufe, në Irakun e sotëm. Thuhet se ai ishte rebeluar në emër të djalit të Imam Hysejnit, Ali ibn Zejn el Abidin (a), pasi Hysejni u martirizua në Karbala nga ushtria e Jezidit. El-Muhtar ishte në burg kur u zhvillua tragjedia e Qerbelasë. Pasi që ishte në burg, ai u informua më shumë për atë që ndodhi në Karbala në burgun dhe vendosi të marrë hak për vdekjen e birit të Aliut të madh dhe nipit të profetit (a).
El-Muhtar ka kapur shumë nga njerëzit që vranë Hysejnin (a) dhe shokët e tij në tragjedinë e Qerbelasë, por u vra më vonë nga forcat nën komandën e Mus'ab ibn el-Zubejr në Kufa në prill 687, dhe shumë nga pasuesit e tij u vranë në represionet e mëvonshme.
Pjesa më e madhe e besimit dhe në përputhje me të dhënat është se lufta e Al-Muhtar nuk ishte një revolucion për pushtet dhe se ishte vetëm për t'u hakmarrë për shtypjen dhe vrasjen e Familjes së Muhammedit (a). Ai gjeti dhe vrau njerëzit që kishin vrarë apo ndihmuar në vrasjen e familjes së Muhammedit. Në momentin që ai ishte gati për t'u dënuar dhe vrarë nga një guvernator i Jezidit, ai tha se ai nuk e ka mbaruar një detyrë të cilën Aliu a.s. ia kishte thënë se askush nuk mund ta vras pa e kryer hakmarrjen.
Varrin e-Muhtar el mund të gjendet brenda xhaminë el-Kufa në Kufa, Irak. [1]

Shehid Mutahari mbi sundimin e Jurisprudencës Islame [Velajati Fakih] - Farsi sub Albainian
Profesori i martirizuar, Shehid Murteda Mutahhari u lind më 1920 në Feriman, qytet në krahinën iraniane
verilindore të Horasanit. Babai i tij, i ndjeri Shejh Muhammed Husein Mutahhari, qe...
Profesori i martirizuar, Shehid Murteda Mutahhari u lind më 1920 në Feriman, qytet në krahinën iraniane
verilindore të Horasanit. Babai i tij, i ndjeri Shejh Muhammed Husein Mutahhari, qe një njeri i përkryer,
që kishte frikë nga All-llahu xh.sh. e për këtë arsye nderohej nga të gjitha shtresat shoqërore të Horasanit,
si edhe të pjesëve të tjera të vendit.
Autori ynë i filloi mësimet e para në Mektebin Hane (shkollë tradicionale fillore) në qytetin Feriman. Që
në fëmijërinë e hershme, ai tregoi një talent mahnitës dhe një dashuri të thellë për dije. Shfaqi një zgjuarsi
dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për ta kuptuar sa më thellë teologjinë islame. Në vitin 1932, kur
ishte dymbëdhjetë vjeç, u shpërngul në qytetin e shenjtë të Meshhedit, ku filloi studimin e shkencave
paraprake fillestare islame. Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare udhëtoi për në Kom, ku me dashurinë e
zjarrtë në shpirt për studimet islame, përfitoi mjaft nga prania e njerëzve të ditur dhe ulemave, si Sejjid
Muhammed Muhakkik, Sejjid Muhammed Huxhxhet dhe Ajatull-llah-es-Sadr (paqja e All-llahut qoftë
mbi të gjithë ata). Më 1940 filloi të studiojë mësimet shumë të përparuara të figurës së madhe, të cilën ai
e quan \"figura ime e humbur\". Ky \"shpirt hyjnor, qiellor\", siç e quante ai, ishte udhëheqësi i Lëvizjes
Revolucionare Islame të sapokonceptuar - Imam Homeini.
Mutahhari gjeti, gjithashtu, lumturi në shoqërinë me Ajatull-llah Buruxherdiun dhe dishepull i të cilit qe
që nga viti 1944 e deri pothuajse më 1952. Më 1950, ai nisi punën për njohjen e filozofisë së Ibn Sinasë
(Aisenës), duke ndjekur klasën që mësohej nga Sejjid Muhammed Husein Tabatabai, mjeshtri më i
dëgjuar i filozofisë në Kom. Më vonë, Mutahhari shkroi një koment të rëndësishëm për veprën
pesëvëllimëshe të nxënësit të tij \"Parimet e filozofisë\" (Usûl-ul-felsefeti).
Më 1952 Mutahhari e ndërroi vendbanimin e tij, shkoi në Teheran. Që nga kjo kohë e më tej, ai punoi
shumë, si në dhënien e leksioneve për publikun dhe qendrat intelektuale, ashtu edhe në shkrimin e një
numri shumë të madh librash dhe pamfletesh. Në të dyja këto fusha, u përpoq të ndriçonte këndet e
panjohura të mendimit islam dhe të ngrente lart flamurin e gjykimit të pastër islam, kundër kërcënimit të
pikëpamjeve materialiste që përhapeshin ndër të rinjtë e Iranit. Ai bëri xhihad, nganjëherë, si profesor i
jashtëm në Shkollën e Teologjisë të Universitetit të Teheranit, nganjëherë, si lektor publik në xhamitë dhe
husejnijet (qendra fetare) deri në kulmin e Revolucionit Islamik. Pas fitores së Revolucionit, më 11
shkurt 1979 e, madje edhe më parë, ai qe anëtar i Këshillit të Revolucionit Islamik, duke vijuar luftën në
rrugën e All-llahut dhe të popullit me tërë çiltërsinë. Martirizimi (Shehadeti) i tij nga një grup
pseudoislamik ndodhi më 15 maj 1979, kur ai po dilte natën nga një sesion i zjarrtë i Këshillit
Revolucionar.
Disa nga librat e Mutahharit janë:
1. Arsyet për përqafimin e materializmit
2. Sistemi i të drejtave të grave në fenë islame
3. Forcat tërheqëse dhe shtytëse të Aliut
4. Hyrje në mendimin botëror për fenë islame (shtatë vëllime)
5. Njohje e shkencave islame (tri vëllime)
6. Njeriu dhe providenca (kaderi)
7. Ndihma Hyjnore për jetën e njeriut
8. Martiri (Shehidi)
9. Etika seksuale në Islam dhe në Botën Perëndimore
10. Një kërkim në Nehxhul Belaga

Hatixhe Saghafi - bashkëshortja e Imam Khomeinit - Farsi sub Albanian
Zbatimi i drejtave të gruas
Imami gjithmonë më ofroi vendin më të mirë në dhomë. Ai s\\\'do të fillonte të hajë para se unë të ulesha në tavolinë. Ai gjithashtu u thoshte...
Zbatimi i drejtave të gruas
Imami gjithmonë më ofroi vendin më të mirë në dhomë. Ai s\\\'do të fillonte të hajë para se unë të ulesha në tavolinë. Ai gjithashtu u thoshte fëmijëve: \\\'Pritni derisa Zonja të arrij.\\\' Ai mbajti respektin ndaj mua dhe as që donte të merrem me punët e shtëpisë. Ai gjithmonë do më thoshte: \\\'Mos pastro.\\\' Nëse do të doja të lajë teshat e fëmijëve në hauz ai do vinte dhe do thoshte: \\\'Çohu, s\\\'do duheshe të lashë.\\\'
Në tërësi, mund të them që Imami nuk konsideroi pastrimin, larjen e enëve madje dhe larjen e teshave të fëmijëve si pjesë e obligimeve të mia. Nëse ndonjëherë nga nevoja unë i bëja këto punë ai do të shqetësohej duke i konsideruar ato si një lloj padrejtësie ndaj meje.
Bile kur hyja në dhomë, ai asnjëherë s\\\'do të thoshte: \\\'Mbylle derën pas vetes,\\\' por priste derisa të ulesha që madje vet të shkonte dhe mbyllte derën.
60 vite jete të përbashkët madje me as një kërkesë për një gotë uji
Imami pati respekt të jashtëzakonshëm për bashkëshorten e tij. Për shembull, nuk do gënjeja nëse do të thosha që në periudhën e 60 viteve bashkëjetese, ai bile nuk zgjati dorën kah ushqimi (në tavolinë) para gruas së tij madje as që pati një pritje shpresuese nga ajo. Bile mund të them që gjatë 60 viteve jete të përbashkët, ai asnjëherë nuk kërkoj për një gotë uji por gjithmonë vet e mbushte ujin. Nëse gjendej në pozitë ku s\\\'mundte të merr ujin, ai do thoshte: \\\'A s\\\'është uji këtu?\\\' Ai asnjëherë s\\\'do thoshte: \\\'Çohu dhe sjellë ujin.\\\' Ai veproi kështu jo vetëm me gruan e tij por edhe me ne vajzat e tij. Nëse ai ndonjëherë dëshironte ujë ne me entuziazëm do vraponim për t\\\'ia sjellë ujin, edhe pse ai kurrë s\\\'deshi që t\\\'ia sjellim ujë në dorën e tij.
Gjatë ditëve të rënda të tij të fundit, çdo herë që do çelte sytë dhe nëse ishte aftë të fletë, ai do pyeste: \\\'Si është Zonja?\\\' Ne do përgjigjeshim: \\\'Ajo është mirë a ti thuamë që të vinë tek ju?\\\' Ai do përgjigjej: \\\'Jo asaj i dhemb kurrizi. Le të pushon.\\\'
Sidika Mustafai (E bija e Imamit)
Jam i bekuar që kam një grua të tillë
Imami ishte shumë i lidhur për gruan e vet dhe kishte një respekt të veçantë ndaj saj, aq shumë sa që gruan do e vendoste në një anë ndërsa fëmijët në një anë tjetër.
Mbaj në mend që një herë gruaja e Imamit kishte shkuar në udhëtim dhe Imami kishte hasret të madh ndaj saj. Kur vrenjtej ne do bënim shaka me të duke i thënë: \\\'Kur Zonja është këtu Imami qesh dhe kur nuk është këtu Imami është në rrëmujë dhe i vërenjtur.\\\'
Shkurtimisht, sa do që do e ngucnim, ai nuk do ndërpriste të vërenjturën. Më në fund i thashë: \\\'E bekuar është Zonja që e doni aq shumë.\\\' Ai tha: \\\'I bekuar jam unë që kam një grua të tillë. Askush s\\\'ka sakrifikuar në jetë sikurse ajo. Nëse edhe ju do bëheshit sikurse Zonja edhe burrat tuaj do t\\\'ju dashuronin aq shumë.\\\'
Sidika Mustafai (E bija e Imamit)
Erdha ti lajë enët
Një ditë u bë ashtu që në shtëpinë e Imamit kishte shumë mysafir. Pas ushqimit, mblodha enët dhe i çova në kuzhinë. Së bashku me Zehranë, vajzën e Zotit Ishraki, u përgatitëm ti lajmë enët. Megjithatë, ne vërejtëm që Imami menjëherë kishte ardhur në kuzhinë.
Pyeta Zehranë: \\\"Pse Haxhi Aga erdhi në kuzhinë?\\\" Kisha të drejtë për surprizë ngase s\\\'ishte koha për abdes. Imami përveshi mëngët dhe tha: \\\"Pasi që sot ka shumë enë unë erdha t\\\'ju ndihmoj.\\\' Trupi im filloi të dridhet. O Zoti im! Çka janë duke parë sytë e mi! I thashë Zehrasë: \\\"Të bëj bije në Allahun; të lutem kërko nga Imami të largohet. Enët do i lajmë ne vet. \\\" Kjo me të vërtet ishte e papritur për mua.
Marzieh Hadide Chi (Dabagh)

Bahrejni - English sub Albanian
Njeri nga shembujt e dyftyresise i te ashtu quajturit faktore nderkombetare dhe organizatave te ndryshme boterore per mbrojtjet e te drejtave dhe lirive te njerezve eshte Bahrejni. Mbreteria e...
Njeri nga shembujt e dyftyresise i te ashtu quajturit faktore nderkombetare dhe organizatave te ndryshme boterore per mbrojtjet e te drejtave dhe lirive te njerezve eshte Bahrejni. Mbreteria e Bahrejnit eshte nje shtet i vogel ishull i vendosur ne brigjet perendimore te Gjirik Persik dhe udhehiqet nga diktatura gjakpirese e familjes El Khalifa (Kalif). I inspiruar nga revolta e pergjitshme e popujve mysliman ne boten arabe, ne fillimin e vitit 2001 populli i shtypur dhe i tiranizuar i Bhrejnit filloi protestat paqesore per te avansuar statusin e shumices se popullates shiite e udhehequr nga familja mbreterore synite. Per te goditur dhe shuar rezistence e popullit te shtypur, mbreti El Khalifa kerkoi ndihme nga Arabia Saudite e cila me armaten e vet me qellimin e thyerrjes se rezistences ekzekutoi dhe ende vazhdon te ben krime te renda ndaj popullates duke i vrare ata, duke ua prishur faltoret dhe duke i burgosur perfaqesusit politik dhe kulturore te popullit te shtypur te Bahrejnit. Nuk u mjafoti edhe kjo, ata privojne edhe te plagosurit nga protestat ne mjekim ndersa doktoret qe i trajtojne te plagosurit i shtyjne gjithashtu neper burgje.